Është pyetur një i dijshëm e urtak se si mund t’i njohim njerëzit e mirë e të sinqertë në jetë? E ai u përgjigj:
-Burri i mirë njihet me rastin e sëmundjes së gruas së tij.
-Gruaja e mirë njihet në rast të varfërisë së burrit të saj.
-Shoku i mirë njihet në rast të vështirësisë.
-Fëmijët e mirë njihen kur t’iu plaken prindërit e tyre.
-Vëllezërit e mirë njihen kur të ndahet pasuria-trashëgimia e tyre.
-Të afërmit-farefisi njihen më së miri kur ata janë në gyrbet.
– Ndërsa dashuria e vërtetë del në shesh mu atëherë kur të përfundojë interesi në mes të dy njerëzve..
Prof. Driton Arifi







