Singapori zhvillon një test të Covid-19 që jep rezultate në më pak se një minutë

Autoritetet shëndetësore në Singapor kanë zhvilluar një test të Covid-19 që jep rezultate në më pak se një minutë. Breathonix, kompania që po zhvillon testin tha se autoritetet shëndetësore kanë miratuar përkohësisht produktin dhe po punojnë për të testuar testin në një nga pikat kufitare të Singaporit me Malajzinë.

Testi ka rezultuar 90% efektiv në provat klinike, sipas një deklaratë të kompanisë duke shtuar se do të përdoret së bashku me testin e shpejtë të antigjenit. Çdo individ që rezulton pozitiv do të duhet t’i nënshtrohet testit të antigjenit, tha kompania.

Kompania theksoi se është në bisedime me disa organizata vendase dhe ndërkombëtare për përdorimin e testit në nivel global. Vende të tjera, si Indonezia dhe Holanda, kanë zhvilluar teste të ngjashme që zbulojnë covid-19 me anë të frymëmarrjes./abcnews