Sinjal nga një galaktikë e largët

Mister burimi, mund të jetë nga një yll neutronesh

Mbërrin një sinjal nga një galaktikë e largët. Rreh si zemër vala radio me e gjatë dhe e rregullt që është arritur të kapet e regjistrohet. Galaktika është miliarda vite larg Tokës dhe fenomeni shpjegohet në studimin e publikuar në revistën shkencore Nature, që mban firmën e radioteleskopit të Këshillit Kombëtar Kanadez për Kërkimet.

Burimi i sinjalit është ende mister, shpjegojnë shkencëtarët, por hipoteza është që mund të jetë një yll neutronesh, që është rreth një milion herë më shndritës se yjet që ndodhen në galaktikën tonë.

Impulse që mbërrijnë në tokë zakonisht zgjasin pak milisekonda, ndërsa në këtë rast ka zgjatur 3 sekonda, pra rreth një mijë herë më i gjatë se mesatarja.

Autorët e studimit thonë se në Univers nuk ka shumë objekte që lëshojnë sinjale të tilla kaq të rregullt, dhe shembujt që njohim në Rrugën e Qumështit janë Pulsar, që janë yje neutronesh që duket sikur pulsojnë teksa rrotullohen rreth vetes.