Regjimi sirian i Bashar al Asadit mbajti zgjedhje lokale në Siri, ndërkohë që miliona njerëz ndodhen ende në situatë të refugjatit dhe janë të zhvendosur nga vendi i tyre. Në zgjedhjet e mbajtura me një pjesëmarrje të ulët kanë votuar vetëm punonjësit të cilët regjimi i kërcënon me largimin nga puna, raporton Anadolu Agency (AA).
Zgjedhjet lokale të cilët mbahen për herë të parë përgjatë periudhës së luftës civile u zhvilluan në pjesën rreth 59 për qind të vendit e cila ndodhet nën kontrollin e regjimit.
Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së në Siri, mësohet se zgjedhjet të cilat kanë nisur dje në orën 08.00 kanë përfunduar jo në orën e caktuar në 17.00, por në orën 00.00.
Ndërkohë, kandidatët përbëheshin nga partia Baas, ku regjimi është anëtar ose nga parti të afërta me të.
Ushtarakët dhe punonjësit e sigurisë në vendbanimet nën kontrollin e regjimit janë dërguar për të votuar nën kërcënimin me largime nga puna, ku pavarësisht kësaj pjesëmarrja theksohet se ka qenë goxha e ulët.
– Kuti votimi janë vendosur edhe në rajonin e YPG/PKK-së
Theksohet se kuti votimi janë vendosur edhe në qytetin Haseke, që ndodhet nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK.
Muajin e kaluar YPG/PKK-ja fillimisht i ndaloi dhe më pas i liroi kandidatët arabë, ndërkohë mësohet se në zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme nuk ka patur ndonjë mosmarrëveshje mes regjimit dhe YPG/PKK-së.
Sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), në luftën e brendshme e cila vazhdon që prej 7 vitesh, ende 5 milionë e 598 mijë persona ndodhen në situatën e refugjatit, dhe 6 milionë e 600 mijë persona janë zhvendosur nga vendet e tyre.
Në vendimin për zhvillimin e zgjedhjeve efektiv ka qenë rivendosja e dominimit të regjimit në rajonet në pjesën qendrore të vendit, në qytetin Homs, në kryeqytetin Damask, dhe në pjesën kufitare me Jordaninë dhe Izraelin.