Situatë e qetë në vendkalimet kufitare të Kosovës, në Merdarë pritje deri në gjysmë ore

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës momentalisht është e qetë.

Bazuar në të dhënat e përditësuara të orës 09:06 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet në hyrje e dalje janë kryesisht deri në 10 minuta.

Përjashtim bën pika kufitare në Merdarë, ku pritjet në dalje po zgjasin 20-30 minuta, sipas të dhënave.

Në asnjërën prej këtyre pikave nuk ka kolona të automjeteve.