S’ka koronavirus në Kosovë, aktualisht po testohen pesë raste

Arben Vitia bëri të ditur se tash për tash 5 raste po testohen me koronavirus.

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës lidhur me Koronavirusin në Kosovë, sot u takuan për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në Kosovë lidhur me Covid-19.

Pas mbledhjes, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se tash për tash 5 raste po testohen me koronavirus, kurse deri tani janë testuar 57 raste të cilat kanë rezultuar negative.

Ai tha se do të vazhdojnë me përgatitje për raste eventuale dhe hapat e tjerë do të jenë për përgatitje në teren, ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh.