S’ka liberalizim të vizave – kërkohet dorëheqja e Dhurata Hoxhës dhe të tjerëve

S’ka liberalizim të vizave as këtë vit për kosovarët. Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johhanes Hahn tha se koha e mundshme që kjo të ndodh është viti 2020.

Krerët e institucioneve në Kosovë asnjëherë nuk i ndalen premtimet duke dhënë data nga më të ndryshmet. Shoqëria civile dhe opozita kërkojnë përgjegjësi, ndërkohë ka që mendojnë se Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë në raport me Kosovën.

Zgjodhi Prishtinën për të dhënë lajmin e hidhur për gjithë kosovarët. Johhanes Hahn e tha pa asnjë dyshim, se liberalizimi ka mundësi të ndodh në vitin 2020. Asnjë përgjegjësi ende askush nuk ka dhënë nga udhëheqësit e Kosovës, për mosrealizimin e këtyre premtimeve, njofton Klan Kosova.

E ky dështim duhet të ketë përgjegjësi, që sipas Demush Shashës, nga Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane EPIK, ajo është te politikanët.

Ai konsideron se llogaridhënia duhet të jetë si vlerë dhe parim.

Shasha thotë se dikush nga pushtetarët, e veçmas, ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, duhet të dorëhiqet.

Shkrimin e plotë e gjeni në Kosova Press.