S’ka Qeveri Konjufca – Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Mandatari Glauk Konjufca nuk ka arritur që t’i sigurojë votat e nevojshme për tu zgjedhur kryeministër i vendit.

56 deputetë votuan për që Konjufca të zgjidhet kryeministër, ndërsa 53 kundër dhe abstenim 4.

Sot, ishte afati i fundit kushtetues për formimin e qeverisë me mandat Glauk Konjufcën.

Tashmë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë që Kosova është me Qeveri në detyrë, si pasojë e mungesës së një ekzekutivi të ri, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.