Skandalet në AKI s’kanë të ndalur

Agjencinë Kosovare e Inteligjencës thirret se është institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë.

Por, ky institucion po përballet me probleme të ndryshme vazhdimisht.

Por për vite të tëra këtë institucion kanë përcjellë skandale të mëdha.

As një muaj si ka bërë humbja e jetës një përsoni që ndodhi në objektet e kësaj agjencie.

Një përleshje në bufenë e objektit të AKI-së u bë shkas për humbjen ejetës së kuzhinierit Isa Sejdiu.

Atij dyshohet se ia mori jetën sigurimi i kësaj agjencie, Valon Ibërdimaj.

E këtë të shtunë erdhi edhe skandali tjetër nga AKI.

Djali i Shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, Shpëtim Maxhuni është gjetur në krye të një vepre penale.

Policia e Kosovës ka zënë Maxhunin me armëmbajtje pa leje dhe substanca narkotike në veturë

Karshi këtij rasti nuk është deklaruar babai i tij, njëherësh shefi i institucionit më të lartë të sigurisë në vend.

Por këto nuk janë njollat e vetme që bien mbi këtë institucion.

Edhe krerët e mëhershëm të AKI’së i kanë pasur probleme me ligjin

Driton Gashi, është njëri ndër emrat, të përfshirë në skandale. Ai është shkarkuar nga kryeministri Haradinaj për rastin e depërtimit të shtetaseve turq nga Kosova.

I freskët ende është edhe rasti i Bashkim Smakajt, i cili u detyrua të jepte dorëheqje pas rastit të Erion Zeka, të miturit që AKI tha se e ktheu nga Siria, derisa nuk kishte fare lidhje me këtë çështje.

Por as këtu nuk përfundon lista e skandaleve. Vite më parë nga ky institucion ka buruar edhe rasti i Isuf Lumit, sa Smakaj ishte shef.

Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimet për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme.