Gjenocidi i tmerrshëm që po ndodh në Gaza ka bërë që dikush të dyshojë në fillimin, vazhdimin dhe epilogun e kësaj lufte — respektivisht në fillimin e fundit të sionizmit dhe fitoren e palestinezëve.
Nuk është aspak çudi, sepse mendje dhe zemra të tilla kanë dyshuar edhe duke qenë bashkëkohës të Muhamedit (a.s.), Omerit (r.a.), Halid ibn Velidit, etj.
Të njëjtët kanë dyshuar edhe në fitoren e Bedrit, të Jermukut, të Mu’tes, e të tjera, ku raporti i myslimanëve me pabesimtarët në ato beteja ishte prej 1 me 3 deri në 1 me 70, në disfavor të myslimanëve! Ndërsa sa i përket pajisjeve luftarake, as që diskutohet — myslimanët ishin në disavantazh të skajshëm. Megjithatë, ata i fituan të gjitha këto beteja, madje mposhtën edhe dy perandoritë më të fuqishme të asaj kohe: Bizantin dhe Persinë.
Tipa të tillë kanë dyshuar edhe në luftën e UÇK-së.
Ekuacioni i përbashkët i këtyre karaktereve është: për gjithçka kanë vetëm dyshim por asnjëherë dhe për asgjë guxim. Gjithmonë e kanë vendin te korneri, por jashtë fushës.
Këto zemra i përshkruajnë edhe Kur’ani dhe hadithet e shumta.
Gaza ka heronj dhe burra të veçantë. Ne po shohim çdo ditë se edhe gratë dhe fëmijët janë të jashtëzakonshëm — e lëre më burrat e këtij vendi të bekuar. Kjo gjeneratë është krenaria dhe lavdia e Umetit Islam.
Dhe pavarësisht rezultatit momental dhe të përkohshëm të luftës së tyre me armikun sionist dhe aleatët e tij, banorët e Gazës janë maja e shpates triumfuese të Umetit Islam.
Xhuma të begatë








