Skuadra zviceriane aktivizon 10 futbollistë shqiptarë në një ndeshje

Kolonia shqiptare në futbollin zvicerian sa vjen e shtohet. Rasti më i fundit është regjistruar tek skuadra e Zurich, ku në ndeshjen miqësore kundër Rappersëil Jona aktivizoi plot 10 futbollistë me origjinë shqiptare.

Në formacionin fillestar, tekniku i Zurich, Ludovic Magnin aktivizoi 5 futbollistë shqiptarë, me Enit Sadikun, Mirlind dhe Hekuran Kryeziu, Izer Aliu dhe Bledian Krasniqi, ndërkohë që në pjesën e dytë u aktivizuan dhe futbollistët Lindrit Kamberi, Liridon Berisha, Toni Domgjoni, Lavdrim Rexhepi dhe Lavdrim Zumberi.

Zurich humbi këtë sfidë miqësore me rezultat të ngushtë 1-2, ndërsa golin e vetëm për klubin bardh e kaltër e shënoi Lavdim Zumberi në minutën e 53-të./oranews