Skuteri elektrik inovativ i Honda përshkon afro 20 km distancë dhe paloset si një valixhe

Honda thotë se struktura dhe disqet e rrotave prej alumini ruajnë një peshë të vogël prej vetëm 18.5 kilogram, po aq sa peshon një e-biçikletë dhe mund të përshkojë një distancë prej 19.3 kilometrash.

Nuk është aspak photoshop edhe pse duket si i tillë. Është Honda Motocompacto, një skuter plotësisht elektrik inspiruar nga skuteri Honda Motocompo i viteve 80.

Mjeti, i palosur duke sikur të ishte një valixhe ku vetëm dy rrotat me disqe prej alumini janë të dukshme. Për ta transformuar në një skuter, mjafton të tërhiqni timonin, ndenjësen dhe rrotën e pasme dhe ta drejtoni sikur të ishte një biçikletë.

Honda thotë se struktura dhe disqet e rrotave prej alumini ruajnë një peshë të vogël prej vetëm 18.5 kilogram, po aq sa peshon një e-biçikletë dhe mund të përshkojë një distancë prej 19.3 kilometrash.

Skuteri karikohet plotësisht për 3.5 orë përmes një prize prej 110v. Është dizajnuar për tu mbajtur lehtë pas vete, një prej tipareve kryesore të shitjes.

Është pjesë e ambicies të Honda për të zëvendësuar mbarë linjën e mjeteve të saj me mjete elektrike deri në 2040-ën. Honda Motocompacto do të dalë në shitje në Nëntor për 995 dollarë ekskluzivisht në uebsajtin e Honda, dyqanet Honda dhe Acura.