Slack AI vjen për konsumatorët me pagesë

Slack thotë se algoritmi që gjeneron këto përmbledhje është mjaftueshëm inteligjentë sa të grumbullojë të dhëna nga tematika të ndryshme të diskutuara në një kanal.

Slack lançoi mjetet e saj AI për të gjithë përdoruesit me pagesë pasi filloi ti ofronte për një numër të kufizuar përdoruesish në fillim të vitit.

Kompania ka paralajmëruar këto funksionalitete që prej vitit të kaluar dhe tashmë kanë mbërritur. Inteligjenca artificiale do të përdoret për të gjeneruar përmbledhje të kanaleve duke ju dhënë njerëzve një ide të qartë që mesazheve apo përmbajtjeve që mund të mos i kenë shikuar.

Slack thotë se algoritmi që gjeneron këto përmbledhje është mjaftueshëm inteligjentë sa të grumbullojë të dhëna nga tematika të ndryshme të diskutuara në një kanal.

E njëjta aplikohet për Threads(bisedat) ku mjeti do të krijojë një përmbledhje në paragrafë të shkurtra. Konsumatorët mund të zgjedhin që AI të krijojë përmbledhje për çdo kanal apo bisedë çdo mëngjes.

Një tjetër funksionalitet interesant është kërkimi i bisedave. Në disa kanale të Slack është e vështirë të gjendet biseda e duhur dhe përdoruesit në gjuhë natyrale mund ti kërkojnë AI ta gjejë atë.

Slack AI krahas gjuhës angleze ofron mbështetje edhe për gjuhët Japoneze dhe Spanjolle.