Sllovakia forcon kontrollet kufitare me Hungarinë për shkak të emigrantëve

Sllovakia njoftoi këtë të mërkurë se do të rivendosë kontrollet kufitare në kufirin me Hungarinë për të reduktuar numrin në rritje të emigrantëve në territorin e saj, ku në shtator të këtij viti u regjistruan më shumë emigrantë të paligjshëm sesa në të gjithë vitin e kaluar.

Siç njoftoi ministria e Punëve të Brendshme sllovake pas mbledhjes së sotme të qeverisë, masa do të hyjë në fuqi dhe do të zgjasë deri më 14 Tetor. Ministria theksoi se vendosja e kontrollit në kufirin me Hungarinë “korrespondon me kërcënimin aktual dhe varet nga zhvillimi i situatës së sigurisë”.

Këtë vit, i ashtuquajturi migrim transit dytësor nga rruga e Ballkanit Perëndimor, kontribuoi veçanërisht në migrimin e paligjshëm në Sllovaki, sipas mediave sllovake. Sllovakia ka regjistruar 39.688 migrantë të paligjshëm nga fillimi i këtij viti deri më 1 tetor, që është 11 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Vetëm në shtator të këtij viti kemi regjistruar më shumë migrantë të paligjshëm se gjithë vitin e kaluar”, njoftoi ministria e Brendshme sllovake. /abcnews