Ministri izraelit i Financave dhe figurë e së djathtës ekstreme, Bezalel Smotrich, ka paralajmëruar mundësinë e pushtimit të Gazës nëse Hamasi refuzon të çarmatoset.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur faza e radhës e armëpushimit mbetet e bllokuar dhe pasiguria rritet për marrëveshjet e ardhshme të sigurisë në Rripin e Gazës. Smotrich sinjalizoi se Izraeli mund të vendosë një ultimatum ndaj Hamasit, duke theksuar se çarmatimi i grupit është kusht për çdo zgjidhje të qëndrueshme.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Hamasi lidhur me këto deklarata, ndërsa negociatat për vazhdimin e armëpushimit mbeten të pasigurta. /mesazhi







