Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka njoftuar planin për ndërtimin e 763 njësive të reja banimi në vendbanimin ilegal Eli, në jug të Nablusit, në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas agjencisë Anadolu, Smotrich tha për televizionin izraelit Channel 14 se qeveria do të vazhdojë ndërtimin e vendbanimeve dhe fermave të reja.
Sipas raportimeve, 763 njësitë e reja do të trefishonin madhësinë e vendbanimit Eli në vitet e ardhshme.
Njoftimi vjen disa ditë pas një sulmi pranë fshatit Tal, në jugperëndim të Nablusit, ku u vranë katër palestinezë dhe dy izraelitë, sipas autoriteteve palestineze.
Në fillim të këtij muaji, Smotrich tha se kabineti izraelit i sigurisë kishte miratuar një buxhet prej 1.3 miliardë shekelësh, rreth 434 milionë dollarë, për krijimin e 34 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. /mesazhi








