S’ndalet Haradinaj, emëron edhe një këshilltar të ri në kabinetin e tij

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot i ka hapur dyert e kabinetit të tij edhe për një këshilltar të ri.

Haradinaj ka emëruar Lulëzim Kabashin Këshilltar të Jashtëm Politik.

“Emërova sot Lulzim Kabashin, Këshilltar të Jashtëm Politik, në veçanti për fushën e ekonomisë, me fokus rajonin e Prizrenit”, ka shkruar ai në njoftimin e tij në Facebook.