Sonte “El Clasico”, mund të vendoset kampioni i ri i Spanjës

Barcelona dhe Real Madridi sonte do të përballen mesvete në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

“El Clasico” do të zhvillohet në “Camp Nou” të dielën, nga ora 21:00.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe edhe për faktin se mund të vendosë shumëçka sa i përket titullit të kampionit.

Barcelona prin në tabelë me 65 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në kampionat, që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, u fitua nga “Los Blancos” me rezultatin 3:1.

Barcelona dhe Real Madridi janë takuar edhe dy herë tjerë këtë sezon. Të dy ndeshjet i kanë takuar katalunasve.

Barça fitoi 1:3 në finalen e Superkupës së Spanjës, si dhe 0:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.