Sot mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot mban në orën 12:00  seancën solemne. Kjo seancë  mbahet për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, parakalon Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës fillon në ora 13:00 dhe mbahet në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. /Telegrafi/