Sot mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, flitet edhe për Kosovën

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare do të takohen sot dhe nesër për të diskutuar çështje kritike të sigurisë.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për çështjen e Kosovës.

Sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg, tha të hënën se NATO po shqyrton mundësinë për një shtim të përhershëm të trupave në Kosovë

Takimi i sotëm do të nisë nga ora 11:00, ndërsa konferenca për shtyp nga Stoltenberg do të mbahet në ora 16:30.