Sot Prishtina e lëshon vendin e parë, bie nivel i ndotjes së ajrit (Foto)

Mëngjesin e hershëm të së martës, Prishtina në matjet e ndotjes së ajrit të orës nëntë në mëngjes, printe në këtë nivel si qyteti më i ndotur në botë.

Mirëpo, sipas matjeve të fundit të orës 10, është vërejtur një përmirsim i dukshëm i cilësisë së ajrit, ku Prishtina ka rënë nga vendi i parë si qyteti më i ndotur në botë, në vendin e nëntë në këto matje, transmeton lajmi.net.

Gjatë mëngjesit të hershëm, Prishtina kishte masë ndotjeje prej 231 PM, ndërkaq me të kaluar orën 10, ka rënë në 173 PM.

Ndërkaq, edhe kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, po del të jetë një nga vendet me ndotjen më të madhe të ajrit, me një masë ndotjeje prej 163 PM.

Zakonisht, kjo matje e ndotjes bëhet çdo një orë, dhe Prishtina gjatë orës tetë të mbremjës shënon rritje të masës së ndotjes e cila konsiderohet si helmuese dhe tepër e rrezikshme me mbi 400 PM masë ndotjeje.

Ndryshe, nga nesër në Prishtinë janë paralajmëruar masa ndaj përmirsimit të cilësisë së ajrit, duke përfshirë ndalimin e disa automjeteve për hyrje në Prishtinë, si dhe ndalimin e shitjes së thëngjillit dhe furnizimit me këtë lëndë djegëse.