Sot protestohet në kërkim të parave të Trustit

Sot duke filluar nga ora 12:00, qytetarët të cilët janë pro për të lejuar tërheqjen e parave nga Trusti, do të mbajnë një protestë para Qeverisë së Kosovës.

Kjo pasi Qeveria është shprehur kundër lejimit të tërheqjes së këtyre mjeteve.

Organizatori i kësaj proteste Adnan Jashari pret pjesëmarrje masive të qytetarëve. Para dy ditësh, Jashari ka thënë për Tëvë 1 se arsyeja e kësaj proteste është sensibilizimi i deputetëve që ta votojnë këtë projektligj.

Në propozimin e dërguar nga PDK-ja, kërkohet që qytetarëve të ju mundësohet tërheqja e kursimeve pensione deri në 30%.