Sot tërhiqet shorti për EURO 2020: Ja si mund të jetë grupi më i lehtë dhe më i vështirë për Kosovën

Tërheqja e shortit për kualifikimet e EURO 2020 do të bëhet sot ( e diele) me fillim nga ora 12:00, në Dublin të Irlandës.

Kjo do të jetë hera e parë që Kosova do të jetë në njërën nga vazot. “Dardanët” janë në vazon e pestë.Mundësitë se me kë do të takohet Kosova në grupe janë të shumta, mirëpo më poshtë, lajmi.net ju sjell grupin më të lehtë dhe më të vështirë që djelmoshat tanë mund ta kenë.

Grupi më i vështirë i mundshëm:Belgjika nga vazoja e parë ( ose Franca si kampione e botës) do të ishin padyshim kundërshtarët më të vështirë për “Dardanët”.Nga vazoja e dytë, shortimi me Gjermaninë do të ishte “mungesë e madhe e fatit”. Edhe Uellsi konsiderohet si skuadër e fortë.Nga vazoja e tretë kundërshtari më i vështirë do të ishte Sllovakia ose Turqia.Në vazon e katërt kombëtarja më e mirë është ajo e Rumanisë dhe HungarisëNë vazon e pestë ndodhet Kosova, kurse nga vazoja e gjashtë Letonia konsiderohet si skuadra më e mirë.Pra grupi më i vështirë për Kosovën do të
ishte:

Belgjika/Franca
Gjermania/Uellsi
Sllovakia/Turqia
Rumania/ Hungaria
Kosova
Letonia.

Grupi më i lehtë i mundshëm:Nga vazoja e parë, shortimi me Kroacinë dhe Poloninë do të konsideroheshin si shortimi më i lehtë.Në vazon e dytë, si kundërshtarë më të dobët konsiderohen Çekia dhe Austria.

Shortimi me Bullgarinë apo Finlandën nga vazoja e tretë do të ishte “fat i madh” për “Dardanët”.Në vazon e katërt, Qipro dhe Gjeorgjia konsiderohen si kundërshtarët më të lehtë.

Në vazon e gjashtë bëjnë pjesë të gjitha skuadrat që janë më të dobëta se Kosova në letër, megjithatë do të preferohej San Marino ose Lihtenshtajni në grup.Me fillim nga ora 12-të do ta shohim se cilët do të jenë kundërshtarët e Kosovës për kualifikimet e EURO 2020.
Pra grupi më i lehtë do të ishte:

Kroaci/Poloni
Çeki/Austri
Bullgari/Finlandë
Qipro/Gjeorgji
Kosova
San Marino/Lihtenshtajn.