Sotftueri Beta i “vetë-drejtimit të plotë” nga Tesla-s arrin në Evropë dhe Australi

Në muajin mars Tesla më në fund kishte filluar lansimin e programit të shumë pritur të “vetë-drejtimit të plotë”, FSD V11. Rreth 400,000 pronarë të veturave Tesla presin të marrin përditësimin, dhe kompania po e lëshon përditësimin ngadalë duke i kushtuar vëmendje çdo problemi të mundshëm.

Por kjo ndodhi vetëm në Amerikën e Veriut, teksa pjesa tjetër e botës ishte në pritje deri më tani.

Festimet mund të jenë paksa të parakohshme, megjithëse, pavarësisht titujve rreth Tesla që lëshon përditësimin e saj të fundit për shoferët evropianë, dhe pronarët evropianë të Teslës kanë më shumë pritje përpara tyre – teksa deri më tani një përditësim është lansuar në Gjermani dhe në Belgjikë, shkruan Arena EV.

Nuk ka asgjë për të festuar kur mendon se ka mijëra pronarë të Tesla-s në Evropë dhe Australi që kanë paguar për softuerin FSD (Full Self-Driving) vite më parë dhe ende nuk e kanë funksionalitetin në veturat e tyre.

Duket si një fillim shumë i ngadaltë, por në fakt, ky mund të jetë fillimi i një prezantimi shumë më të madh, pas testeve fillestare, më shumë vetura të cilat do të fillojnë të marrin përditësimin. Ky do të ishte një lajm dhe një lehtësim i madh për të gjithë ata që presin për versionin V11.

Situata është edhe më qesharake në Australi – vetëm një pronar me fat po qarkullon me një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe me duart larg nga timoni.

Ndërsa më parë Tesla do të nxirrte përditësimin dhe më pas do ta tërhiqte atë kur të shfaqeshin probleme, kompania ka mësuar nga gabimet e saj dhe tani shkon me hapa të vegjël – një qasje frustruese, por ndoshta shumë më e sigurt.

Tesla po vendos gjithçka në FSD, kompania është e përgatitur të shkojë aq larg sa të shesë veturat e saj me kosto të ulët, sepse beson se do të ketë fitim të mjaftueshëm duke shitur programin FSD.