Spinaq i tiganisur me hudhra

Receta e sotme është e thjeshtë dhe e shpejtë. Ka vlera ushqyese dhe kombinon me çdolloj pjate.

Përbërësit: 500 g spinaq, 2 thelpinj hudhër, pak fara speci gjegës (opsionale), lëng limoni, vaj ulliri, kripë dhe piper.

Përgatitja: Spinaqin (e mira do ishte spinaq i vogël si ai për sallatë) të pastruar dhe të tharë mirë e shtojmë në një tigan ku kemi skuqur për pak kohë vajin e ullirit me hudhrat. Shtojmë spinaqin, i cili ka volum dhe i vendosim një kapak për 1 minutë në mënyrë që volumi të ulet dhe ta kemi pak më të lehtë në përzierje. Bëjmë një tiganisje të lehtë të spinaqit aq sa shohim që është zbutur, shtojmë pak kripë, piper, farat e specit djegës dhe në fund lëng limoni. E lejmë për pak sekonda duke e përzier mirë dhe e heqim nga zjarri. Procesi nuk merr më shumë se 5-6 minuta. Nëse i gatuani më shumë seç duhet spinaqi e humb ngjyrën jeshile të bukur. Ju bëftë mirë!

Kjo pjatë u përgatit nga Maison de goût