Sri Lanka, dhjetëra mijëra të prekur nga moti i keq

Mijëra njerëz janë prekur rëndë nga moti i keq në Sri Lanka, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e manaxhimit të fatkeqësive të vendit tha se për shkak të shirave të vazhdueshme rreth 80 mijë njerëz janë prekur në disa krahina, përfshirë kryeqytetin Colombo.

Forcat e policisë janë në gatishmëri, ndërsa qeveria ka mobilizuar personelin e ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore për t’u ballafaquar me çdo emergjencë dhe për të siguruar ndihmë për njerëzit e prekur.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime në disa zona.

Departamenti i ujitjes tha se nivelet e ujit në lumenjtë Nilawala, Kalu, Gin dhe Attanagalu Oya vazhdojnë të rriten.

Zëdhënësi i ushtrisë së Sri Lanka-s, gjeneral major Sumith Atapattu, tha se ata kanë pozicionuar ekipe me nga 30 trupa në zona të rrezikuara nga përmbytjet, ndërkohë që njësitë e forcave speciale janë në gatishmëri në rast se lind nevoja.