Stamboll, presidenti Erdoğan zhvillon takime me liderët e vendeve afrikane

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar takime të ndara me krerët e vendeve afrikane të cilët gjendet në Stamboll me rastin e Samitit të 3-të të Partneritetit Turqi-Afrikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan fillimisht ka zhvilluar takime me presidentin e Nigerisë, Muhammadu Buhari, si dhe presidentin e Somalisë, Mohamed Farmajo.

Ai më pas takoi kreun e Këshillit Presidencial të Libisë, Mohamed al-Menfi, kurse më vonë pasuan takime me presidentin e Republikës së Afrikës Qendrore, Faustin-Archange Touadera, dhe presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh Ghazouani.

Të gjitha takimet janë zhvilluar prapa dyerve të mbyllura në Zyrën Presidenciale në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll. /aa