Studimi: 500 hapa më shumë në ditë reduktojnë rrezikun e sulmit në zemër tek të moshuarit

Njerëzit mbi 70 vjeç që bëjnë 500 hapa shtesë çdo ditë kanë 14% më pak mundësi të preken nga një sëmundje kardiovaskulare, tregon një studim i ri shkencor.

Krahasuar me ata që bëjnë më pak se 2000 hapa në ditë, ata që bëjnë të paktën 4500 hapa kanë 77% më pak rrezik të goditën nga një infarkt ose një sëmundje tjetër kardiovaskulare.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesori i epidemiologjisë Erin Dooley i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit të Alabama, i cili bëri njoftimin në konferencën mjekësore të Shoqatës Amerikane të Zemrës në Boston, studiuan 452 njerëz me një moshë mesatare 78 vjeç, të cilët kishin një ritëm të ndryshëm të zemrës së tyre, numri mesatar i hapave në ditë ishte 3500.

Mbi 3.5 vjet, 7.5% e subjekteve përjetuan sëmundje koronare të zemrës, sulm në zemër, goditje në tru, dështim të zemrës ose ndonjë sëmundje tjetër kardiovaskulare. Pothuajse 12% e njerëzve me më pak se 2000 hapa pësuan një problem kardiovaskular, krahasuar me ata në mesin e atyre që bënin më shumë se 4500 hapa në ditë.

“Është e rëndësishme të vazhdojmë aktivitetin fizik ndërsa rritemi, por duhet të vendosim edhe objektiva për hapat tanë gjatë ditës. U befasuam kur zbuluam se për çdo 500 hapa shtesë në ditë, kishte një përfitim kaq të fortë për shëndetin e zemrës. Ne nuk duam të minimizojmë rëndësinë e aktivitetit fizik, nëse rrisni pak nga pak hapat në ditë ka përfitime të rëndësishme kardiovaskulare. Nëse jeni mbi 70 vjeç, filloni të përpiqeni të bëni 500 hapa të tjerë çdo ditë. Hapat janë një mënyrë e lehtë për të matur aktivitetin fizik të dikujt dhe sa më shumë të bëjë një person i moshuar, aq më i ulët është rreziku i një sëmundje kardiovaskulare”, tha Dr. Dooley.

Për një shëndet më të mirë kardiovaskular, ekspertët rekomandojnë tetë gjëra themelore: dietë të shëndetshme, aktivitet fizik, mos pirja e duhanit, gjumë qetë, mbajtja e një peshe të shëndetshme trupore, kontrolli i kolesterolit, sheqerit dhe presionit të gjakut.