Qeveria e Sudani ka dënuar një sulm të forcave paraushtarake RSF ndaj një spitali në shtetin White Nile, duke e cilësuar atë si “krim të rëndë”.
Sipas Rrjetit të Mjekëve të Sudanit, shtatë persona u vranë, përfshirë dy punonjës shëndetësorë, dhe 11 të tjerë u plagosën nga një sulm me dron ndaj spitalit Al-Jabalain Hospital. Ky ishte i vetmi institucion shëndetësor në zonë.
Raportohet se sulmi shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesë dhe pajisje mjekësore. Ministria e Jashtme e Sudanit tha se sulmi ndodhi gjatë një fushate vaksinimi për fëmijë, duke e cilësuar si provë të shënjestrimit të qëllimshëm të civilëve dhe infrastrukturës shëndetësore.
Autoritetet sudaneze akuzuan gjithashtu RSF-në për sulme ndaj depozitave të ilaçeve dhe karburantit në qytetin Rabak, me qëllim ndërprerjen e shërbimeve bazë.
Qeveria i bëri thirrje OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit të dënojnë sulmin dhe të ndërmarrin masa urgjente për të ndalur shkeljet dhe për të mbajtur përgjegjës autorët.
Nga ana e RSF-së nuk ka pasur reagim të menjëhershëm.
Konflikti midis ushtrisë sudaneze dhe RSF-së, që nisi në prill 2023, ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka zhvendosur miliona njerëz. /mesazhi







