Suedia do të dërgojë delegacion në Turqi për të diskutuar anëtarësimin në NATO

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde konfirmoi se delegacioni do të vizitojë Turqinë dhe tha se do të dërgohet në Ankara shumë shpejt për të vlerësuar vendimin e Partisë Socialdemokrate në pushtet në favor të anëtarësimit në NATO

Suedia do të dërgojë një delegacion diplomatësh në Turqi për të diskutuar vendimin e vendit skandinav për të aplikuar për anëtarësim në NATO, njoftoi qeveria të dielën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde konfirmoi se delegacioni do të vizitojë Turqinë dhe tha se do të dërgohet në Ankara shumë shpejt për të vlerësuar vendimin e Partisë Socialdemokrate në pushtet në favor të anëtarësimit në NATO.

Duke folur për reagimin e Rusisë ndaj aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, Linde tha se Rusia “shkel zonën tonë të bashkimit” dhe ka bërë fushata dezinformuese se suedezët janë nazistë.

Sulmet kibernetike do të shtohen, tha ajo, duke shtuar se do të ketë lëvizje në kufi.

Të shtunën, qeveria e Partisë Socialdemokrate vendosi të aplikojë për anëtarësim në NATO. Me këtë vendim dhe me mbështetjen e partive të djathta në parlament, aplikimi i Suedisë për anëtarësim në NATO konsiderohet përfundimtar.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, i cili u takua me Linde-n në një takim jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në kryeqytetin gjerman Berlin gjatë fundjavës, tha se Suedia dhe Finlanda mbështesin hapur organizatën terroriste PKK/YPG.

Më herët, kryeministrja Magdalena Andersson tha se ky do të ishte vendimi më i mirë për sigurinë e Suedisë.

Pasi vendimi të diskutohet në parlament gjatë ditës së sotme, Suedia dhe Finlanda pritet të aplikojnë zyrtarisht së bashku për anëtarësim më së voni deri të mërkurën. /aa