Sulm kamikaz mbi një xhami në Nigeri, 42 të vdekur

Bëhet e ditur se 42 persona kanë humbur jetën dhe 68 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi kamikaz të kryer mbi një xhami në lindje të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë rajonale Othman Abubakar, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se 2 kamikazë kanë kryer sulme gjatë faljes së namazit të drekës në një xhami në zonën Yan Gwajo të rajonit Adamawa.

Abubakar theksoi se gjatë sulmeve jetën e kanë humbur 42 persona dhe 68 të tjerë janë plagosur.

Ndërsa Sani Kakale, një prej punonjësve të kërkim shpëtimit në një deklaratë për gazetarët, duke vënë theksin se shumica e personave të dërguar në spital janë në gjendje të rëndë tha se mund të rritet numri i personave të vdekur.

Teksa ende askush nuk ka marrë përsipër sulmin, ka dyshime për organizatën terrorsite Boko Haram që është aktive në rajon.

Organizata terroriste Boko Haram është e pranishme në Nigeri që në fillim të vitit 2000, pas vdekjes së liderit të saj Muhammed Jusuf, teksa ai ishte i arrestuar, ajo nisi të kryjë akte të dhunës masive në vitin 2009.

Për shkak të sulmeve terroriste dhe konflikteve në vend, qindra mijëra persona detyrohen të emigrojnë.