
Krahut i armatosur i grupit Xhihadi Islamik Palestinez, Brigadat al Kuds, ka njoftuar se luftëtarët e tij kanë kryer një sërë sulmesh ndaj ushtarëve izraelitë gjatë bastisjeve në Jenin dhe Tubas, në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Në një deklaratë, grupi tha se në Tubas luftëtarët shënjestruan një patrullë izraelite në këmbë me një pajisje shpërthyese antipersonale në zonën Wadi al-Tayaseer.
Sipas njoftimit, shpërthime janë aktivizuar gjithashtu kundër automjeteve ushtarake izraelite në zonat al-Ziyoud dhe al-Bir, në qytetin Silat al-Harithiya në Jenin. Grupi pretendoi se luftëtarët e tij kanë nxjerrë jashtë funksioni një autoveturë ushtarake izraelite me katër rrota në al-Ziyoud dhe se pati viktima mes trupave izraelite gjatë përplasjes. /mesazhi






