Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulme të reja me dron në Gaza, numri i viktimave arrin në...

Sulme të reja me dron në Gaza, numri i viktimave arrin në 72.133

Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur të hënën në mbrëmje në qytetin e Gazës, pasi një dron izraelit hodhi një bombë mbi një grup civilësh në lagjen Zeitoun, në juglindje të qytetit.

Sipas burimeve mjekësore, viktima është identifikuar si Imad Felfel (30 vjeç). Sulmi ndodhi pranë rrugës Kashko, ku droni i tipit “quadcopter” goditi një grup qytetarësh.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i viktimave nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 72.133 të vrarë dhe 171.826 të plagosur.

Burimet shëndetësore bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar 7 viktima të reja dhe 17 të plagosur. Disa persona ende ndodhen nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit nuk arrijnë të shkojnë në zonat e goditura.

Po sipas të dhënave mjekësore, që nga armëpushimi i 11 tetorit, numri i të vrarëve ka arritur në 648, ndërsa të plagosurit në 17.728. Gjithashtu janë nxjerrë nga rrënojat 755 trupa. /mesazhi