Ndërsa liderët botërorë po mblidhen në OKB për të diskutuar zgjidhjen me dy shtete, ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Rripin e Gazës.
Një batalion i ri është dërguar në Gaza City, ku po zhvillohet ofensiva tokësore për të marrë kontrollin e qytetit më të madh të zonës.
Të paktën shtatë persona u vranë në zonën qendrore Samer, dy të tjerë në lagjen Tal al-Hawa dhe një në një sulm me dron në zonën al-Sahaba.
Izraeli ka lëshuar urdhra evakuimi, duke i kërkuar banorëve të shpërngulen në jug.
Në perëndim të Gaza City, disa palestinezë u plagosën teksa po përgatiteshin për largimin e detyruar nga kampi i refugjatëve Shati. /mesazhi








