Forcat izraelite kanë vazhduar sulmet ajrore dhe bombardimet me artileri në pjesë të ndryshme të jugut dhe lindjes së Libanit, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit.
Sipas raportimeve, janë shënuar këto incidente:
Forcat izraelite kanë bombarduar me artileri fushën e Marjayounit.
Trupat izraelite po zhvillojnë një operacion të gjerë kontrolli nga qyteti Khiam drejt fushës së Marjayounit, ndërsa në zonë janë dëgjuar të shtëna të vazhdueshme.
Gjatë natës, artileria izraelite ka goditur qytetin Haddatha.
Forcat izraelite kanë kryer dy sulme të fuqishme ajrore në periferi të qytetit Ain al-Tineh, në Bekanë Perëndimore. /mesazhi





