
Liga Botërore Myslimane (MWL) ka dënuar ashpër sulmin ndaj një rafinerie nafte në rajonin Xhizan të Arabisë Saudite.
Sulmi, i cili la të vrarë një punëtor dhe plagosi disa të tjerë, shkaktoi gjithashtu ndërprerje të përkohshme të disa operacioneve në rafineri.
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton kundër Huthëve në Jemen, tha se grupi i mbështetur nga Irani ishte përgjegjës për sulmin.
Në një deklaratë, Liga Botërore Myslimane e dënoi atë që e cilësoi si “agresion të vazhdueshëm” të Huthëve kundër Arabisë Saudite.
Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Sheikh Mohammed bin Abdulkarim Al Issa, tha se sulmet shkelin vlerat fetare, si dhe ligjet dhe normat ndërkombëtare e humanitare. Ai akuzoi Huthët për shënjestrim të qëllimshëm të civilëve dhe objekteve civile dhe shprehu solidaritet të plotë me Arabinë Saudite. /mesazhi




