Një sulm ajror i ushtrisë së Somalisë ka vrarë 15 militantë të grupit al-Shabaab, njoftoi të dielën Ministria e Mbrojtjes së Somalisë.
Sipas ministrisë, operacioni u krye në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe kishte në shënjestër militantë që po vendosnin mjete shpërthyese artizanale përgjatë një rruge kryesore në rajonin Middle Shabelle. Gjatë sulmit u shkatërrua edhe një automjet dhe armë të përdorura për sulme ndaj civilëve.
Al-Shabaab, i lidhur me Al-Kaedën, zhvillon kryengritje kundër qeverisë somaleze prej më shumë se 16 vitesh. Që nga korriku i kaluar, ushtria somaleze ka intensifikuar operacionet kundër grupit.
Mandati i misionit antiterror të Bashkimit Afrikan u rinovua nga OKB në dhjetor për një vit tjetër. /mesazhi


