Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmi kibernetik, rikthehet në funksion faqja e INSTAT

Sulmi kibernetik, rikthehet në funksion faqja e INSTAT

Faqja zyrtare e INSTAT, e cila ishte hakeruar nga hakerat iranianë, është rikthyer në funksionalitet të plotë.

Grupi i hakerave iraniane “Homeland Justice” sulmoi faqen e INSTAT më 31 janar, ku pas hakerimit, webfaqja nuk ishte më e aksesueshme për qytetarët.

INSTAT njoftoi në 31 janar se sistemet e saj informatike ishin objekt i një sulmi kibernetik të sofistikuar, ndaj reagoi me shpejtësi dhe profesionalizëm për të parandaluar dhe minimizuar dëmet e mundshme nga sulmi.

INSTAT ndërpreu menjëherë lidhjet e internetit dhe aktivizoi protokollet e emergjencës për të siguruar mbrojtjen e të dhënave dhe informacioneve statistikore.

Po ashtu, INSTAT siguroi publikun se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim. /atsh