Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmi me dron godet një ndërtesë në Umm Al-Quwain të Emirateve të...

Sulmi me dron godet një ndërtesë në Umm Al-Quwain të Emirateve të Bashkuara Arabe

Një sulm me dron goditi një ndërtesë në emiratin Umm Al-Quwain në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar një zjarr, thanë autoritetet, transmeton Anadolu.

Nuk u raportua për të lënduar në sulm, thuhet në një deklaratë të Qeverisë së Umm Al-Quwain.

Deklarata thekson se ekipet e emergjencës menjëherë filluan të ndërmarrin masat e nevojshme për t’u përballur me incidentin.

Përshkallëzimi rajonal është intensifikuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri tani rreth 1.300 persona, përfshirë edhe liderin e atëhershëm suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë targetuar Izraelin si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit, për të cilat thotë se po shënjestrojnë “asetet ushtarake amerikane”.

Disa nga këto sulme kanë shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturën civile, përfshirë aeroporte, porte dhe ndërtesa.