Ballina Lajmet Kosovë Supremja refuzon ankesat, KQZ thërret mbledhje për certifikimin e rezultateve

Supremja refuzon ankesat, KQZ thërret mbledhje për certifikimin e rezultateve

Gjykata Supreme ka njoftuar se ka refuzuar si të pabazuara ankesat për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo gjykatë.

E pas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ ka njoftuar se do të mbajë mbledhje ku në rend dite është certifikimi i rezultateve të 28 dhjetorit.
Mbledhja do të mbahet nga ora 18:00.

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 9 shkurt 2026, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, ka njoftuar zëdhënsi Valmir Elezi.