Suspendohet nga puna mësimdhënësi Sh.Xh që dyshohet se dhunoi nxënësen në Drenas

Është suspenduar nga puna profesori i lëndës TIK, Sh.Xh. i cili ushtronte profesionin e tij në gjimnazin ”Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas. Sh.Xh ngarkohet si i dyshuar për dhunimin e nxënëses së tij 16 vjeçare. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili tha se ky vendim erdhi në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të kësaj komune.