Sylvinho vlerëson paraqitjen ndaj Suedisë, flet për penalltinë e mohuar

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar paraqitjen ndaj Suedisë, me gjithë humbjen 1:0. Ai ka thënë se janë provuar skema të reja taktike.

“Provuam diçka ndryshe për të arritur te porta dhe te goli. Patëm shpejtësinë e Brojës dhe një penallti të mohuar. Është vështirë të luash pa VAR, por sigurisht që patëm shpejtësinë dhe lojën e Brojës. Jam shumë i kënaqur me atmosferën e lojtarëve. Ka një konkurrencë të shëndetshme, unë e di se çka mendojnë ata”, ka thënë Sylvinho. Sipas tij, lojtarët duhet ende të përshtaten me njëri-tjetrin.

“Jam i trishtuar që nuk fituam, por jam i kënaqur me lojën. Nuk kam çka t’u them lojtarëve për paraqitjen. Ne gjithmonë luajmë me shpirt dhe me zemër. Kishim rreth 4000 tifozë që na mbështetën. Ishte si të luanim në shtëpi. Pra ka trishtim vetëm për rezultatin”, ka shtuar Sylvinho.