Tajani: Anëtarësimi i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në interesin tonë

Ne diskutuam për faktin që është në interesin tonë anëtarësimi i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, një çështje që edhe Italisë i intereson shumë, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani në Bruksel.

”Për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e madhe, ne duhet të ecim përpara dhe kjo është një temë që lidhet edhe me praninë ruse dhe kineze në një zonë që është gjeografikisht evropiane dhe është interesi ynë që t’i kemi ato vende brenda BE-së”, theksoi ai në përfundim të Këshillit të Punëve të Jashtme.

”Përfaqësuesit e BE-së mund të kritikojnë ose lavdërojnë përpjekjet që ne po bëjmë, por të gjithë janë dakord se Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Lufta në Ukrainë ka rikthyer momentin për t’i zgjidhur gjërat më shpejt se më parë”, tha ndërkohë ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegonivës, Elmedin Konakoviç, në fund të Këshillit të Punëve të Jashtme, ku u zhvillua një takim mes ministrave të 27 vendeve anëtare me homologët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit, të cilët aspirojnë të anëtarësohen në BE.

”Ne jemi të vetëdijshëm se Bosnje-Hercegovina nuk ka bërë pothuajse asgjë në 10 vitet e fundit për të përmbushur 14 prioritetet…, por as Evropa nuk ka bërë gjë, kështu që ky sinjal zgjimi është një sinjal pozitiv”, përfundoi ai. /atsh