Takimi Erdoğan-Papa Françesku, në fokus Kudsi dhe çështjet rajonale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Papa Françesku gjatë takimit të tyre në Vatikan biseduan mbi rëndësinë që administratës amerikane t’i bëhet me dije për vendimin e gabuar të saj mbi Kudsin, transmeton Anadolu Agency (AA).

I shoqëruar nga një delegacion zyrtarësh të lartë shtetërorë në vizitë zyrtare në Vatikan, presidenti i Turqisë Erdoğan sot në Pallatin Apostolik në Vatikan zhvilloi takim kokë më kokë me liderin shpirtëror të katolikëve, Papa Françeskun.

Sipas burimeve presidenciale, në takimin i cili thuhet se ka kaluar në një atmosferë maksimalisht miqësore, Erdoğan dhe papa kanë këmbyer mendime në lidhje me Kudsin, refugjatët, zhvillimet në Lindjen e Mesme me në krye Sirinë, terrorizmin dhe marrëdhëniet mes pjesëtarëve të feve të ndryshme.