Takimi i mbrëmshëm në Bruksel, Kurti tregon se çfarë u diskutua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka folur për takimin që ka mbajtur në Bruksel me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se qëllimi i bisedimeve duhet të jetë arritja e një marrëveshje me qendër njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.

“Ne patëm një diskutim të hapur me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak përpara bisedimeve të nivelit të lartë të nesërm. Qëllimi i këtyre bisedimeve duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë me qytetarët si përfitues përfundimtarë”, ka shkruar ai.

Takimi i mbrëmshëm është mbajtur para atij të sotmit ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.