Takohen krerët e shtetit, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës janë mbledhur për të diskutuar dhe koordinuar pas zhvillimeve të fundit në vend.
Në takim morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja si dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan lajmi.net.

Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se në takim kanë qenë të ftuar edhe liderët e opozitës, por të njëjtit nuk kanë marrë pjesë.

“Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë koordinimin në lidhje me zhvillimet e fundit në vend

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shwarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.

Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional.

Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik.