Talebanët presion Perëndimit për ngrirjen e rezervave të Bankës Qendrore të Afganistanit

Qeveria talebane e Afganistanit po bën presion për lirimin e miliarda dollarëve të rezervave të Bankës Qendrore, ndërsa vendi i goditur nga thatësira përballet me një krizë parash, urinë masive dhe një krizë të re migracioni.

Qeveria e mëparshme e Afganistanit depozitoi miliarda dollarë jashtë shtetit me Rezervën Federale të SHBA dhe banka të tjera qendrore në Evropë, por këto para janë ngrirë që kur talebanët rrëzuan qeverinë e mbështetur nga perëndimi në gusht.

Një zyrtar i lartë i bankës qendrore u bëri thirrje vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë, të lirojnë pjesën e tyre të rezervave për të shmangur një kolaps ekonomik që mund të shkaktojë migrim masiv drejt Evropës.