Tani Merkel kërkon mirëkuptimin e votuesve turq

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi mirëkuptimin e shtetasve gjermano-turq në lidhje me krizën mes Berlinit dhe Ankarasë.

“Unë do të doja përmirësim të raporteve me Turqinë, por duhet të shohim situatën në terren”, deklaroi Merkel.

Ajo ju referua raporteve mes dy vendeve si “fazë e komplikuar”, dhe se e tëra erdhi pas arrestimit të disa shtetasve gjermano-turq që kishin lidhje me ngjarjet e korrikut. të vitit të kaluar.

Janë më shumë se 1.5 milion votues turq që pritet të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e 24 shtatorit, zgjedhje për të cilat sondazhet thonë se do ti fitojë vet Merkel. /MESAZHI/