Ballina Lajmet Kosovë Të dyshuarës për prezantim të rremë i sekuestrohen dokumente diplomatike në Aeroportin...

Të dyshuarës për prezantim të rremë i sekuestrohen dokumente diplomatike në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast është iniciuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi një grua e dyshuar ka paraqitur dokumente të dyshimta gjatë kontrollit kufitar.

Sipas autoriteteve, gjatë prezantimit të dokumenteve për udhëtim në drejtim të Dyseldorfit, e dyshuara ka paraqitur një pasaportë diplomatike, një ID dhe një distinktiv, të cilat janë sekuestruar nga organet kompetente.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar më 7 prill 2026, ndërsa pas përfundimit të procedurave fillestare, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“ANP. Adem Jashari 11.03.2026 – 15:30. Raportohet se gjatë prezantimit të dokumenteve në shkuarje nga Prishtina për në Dyseldorf, e dyshuara femër kosovare, ka prezantuar një pasaportë diplomatike një ID dhe një distinktiv, të cilat janë sekuestruar. Me 07.04.2026 me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti dhe pas përfundimit të procedurave e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”