Të gjithë nxënësit në Ga’za kanë humbur tashmë një vit arsimim

Që nga 30 korriku 2024, të gjithë 625,000 nxënësit e regjistruar në Rripin e Gazës kanë humbur një vit të plotë shkollor, kanë njoftuar Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Save the Children.

Midis tyre janë 39,000 nxënës që kanë munguar në provimet zyrtare të klasës së 12-të – për herë të parë në dekada, thanë grupet në një deklaratë. “Kjo do të thotë se asnjëri prej tyre nuk mund të kalojë në arsimin e lartë dhe shumica e tyre mund të mos kthehen më në shkollë,” thanë ata.

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 9,211 studentë dhe 397 anëtarë të stafit arsimor. Ata kanë plagosur më shumë se 14,237 studentë dhe 2,246 mësues në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar, thuhet në deklaratë. /mesazhi